11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kryetari Ivanov do të zgjerojë Komisionin për amnesti të të burgosurve

Më të lexuarat

Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov do të zgjerojë komisionin për falje edhe për një anëtarë.

Anëtari i ri duhet të jetë nga rradhët e Komitetit për të drejtat e njeriut të Helsinkit. Ky vendim vjen pasiqë disa ditë me rradhë është plasuar informacioni se kush ishte falur nga ana e kryetarit të shtetit për festat e fundvitit dhe krishtëlindjeve

Vrasës, vëllavrasës, pjesëmarës në krim, pedofil, të dënuar për vepra të rënda e shumë të tjerë u gjendën në listën për falje të kryetarit të shtetit.

Vendimi zyrtar nuk tregonte se për çfarë vepre penale janë akuzuar që falen e më pas kishte reaguar edhe kabineti i kryetarit që demantonte ato që kanë thënë të burgosurit duke thënë se kryetari nuk ka falur dhunues dhe pedofil sepse nuk i lejon ligji

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit