14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kryetari i Tuzit: Shqiptarët fituan edhe Ulqinin, por partitë politike shqiptare e “dhuruan”

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka thënë se shqiptarët votuan që Ulqini të mbetej i shqiptarëve por subjektet politike e humbën.

Gjeloshaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se pavarësisht ndarjes në tre lista, subjektet shqiptare fituan bindshëm në Ulqin.

“Shqiptarët votuan që Ulqini të mos humbet, ndërsa e humbën politikanët. Përgjegjësia nuk është e qytetareve por e politikanëve. Edhe pse ta ndarë në tri lista, qytetarët votuan bindshëm në favor të partive shqiptare”.

Kryetari i Komunës së Tuzit ka thënë se menaxhimi i situatës pas zgjedhjeve nga partitë shqiptare ndikoi që Ulqini sot të qeveriset nga malazezët.

“Partitë shqiptare duke bërë koalicion me malazezët bënë diçka që nuk është dashur të bënin”.

“Partitë politike shqiptare në Ulqin i kanë së bashku 18 këshilltarë dhe nuk e kanë kryetarin, ndërsa subjekti që ka tetë këshilltar e ka marrë kryetarin [pas koalicioneve edhe me parti shqiptare], tha ai.

Gjeloshaj, ka thënë se partitë shqiptare duhet të ndjekin shembullin e Tuzit dhe të bashkohen në zgjedhjet parlamentare që janë të parapara në vitin 2020.

Ai ka thënë se nëse bashkohen subjektet politike shqiptare në Mal të Zi dhe dalin me një listë të përbashkët në zgjedhje parlamentare, ata mund të fitojnë tre deputetë, ndërsa tani shqiptarët kanë vetëm një deputetë.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/537652876757899/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit