14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kryetari i Nju Jorkut: “Edhe unë jam Musliman”

Më të lexuarat

Në protestën e mbajtur në sheshin “New York Square”, i pari i qytetit Nju Jork, Dill de Blasio ka thënë “edhe unë jam musliman” duke shfaqur solidarizim me muslimanët Amerikan.

Ai i përshkruante kështu muslimanët: “Janë mbi 1.6 miliard Musliman në botë. Pjesa dërrmuese e tyre janë njerëz të dashur që kujdesen për familjen e tyre, kujdesen për komunitetin dhe përpiqen e bëjnë mirë në këtë tokë.”
Pastaj ai tha edhe mesazhin e solidaritetit me muslimanët, pas ndalesës që ka bërë Presidenti Trump për futjen e muslimanëve në SHBA dhe rritjen rekorde të Islamfobisë.

“Ne duhet larguar stereotipat. Ne duhet treguar se ka një bashkësi njerëzore që ndalon të keqën. E mesazhi për sot është mesazh solidariteti. Mesazhi është se ne do të jetojmë në zemrat e njëri tjetrit, e përmes syve të njëri tjetrit do të shohim botën. Jam krenar të them sot se unë jam Musliman gjithashtu”

Në fund ai ka përgëzuar të gjithë ata që janë parimor dhe ngritin zërin kundër padrejtësive./KohaIslame

https://www.youtube.com/watch?v=tGr0e2z8Rpc

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit