15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kryeprokurori: Prokurorin Mustafi e kapa unë

Më të lexuarat

Pas arrestimit të prokurorit Nazmi Mustafi për korrupsion e që udhëhiqte me Task-Forcën anti-korrupsion ka reaguar njeriu i parë i organit të akuzës, Ismet Kabashi

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Kabashi ka thënë se kjo paraqet goditje për sistemin e gjyqësisë në Kosovë, porse isht vetë ai që e nisi rastin kundër kolegut.

“Me kërkesën time hetimin e rastit e ka filluar një prokuror vendës i Prokurorisë së Qarkut në Pejë, në bazë të informacioneve të marra nga Policia e Kosovës. Pasi hetimet kanë rezultuar me të dhënat, se në këtë rast i dyshuari është prokuror, jemi pajtuar me kryeprokuroren e EULEX-it që këto hetime t’i vazhdojnë prokurorët e EULEX-it në Prokurorinë e Qarkut në Pejë. Me këtë rast, tek EULEX-i, ne kemi bërë dorëzimin e të gjitha rezultateve hetimore të gjeratëhershme që i kemi poseduar.”, ka thënë Kabashi.
Ai pohon se ka informacione për përfshirjen e Mustafit edhe në të tjera afera korruptive dhe ka ftuar qytetarët të japin informcionet e duhura./indeksonline/


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit