7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kryeprokurori Llalla “nën urdhërat” e Ankarasë: Po hetojmë elementë gylenistë në Shqipëri

Më të lexuarat

Për herë të parë, një autoritet i lartë shqiptar ka folur mbi grushtin e shtetit në Turqi, atë që implikon rrjetin Gylen, dhe ky është vetë    Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Pas vizitës dy ditore të kryeprokurorit turk në Tiranë, homolgu i tij shqiptar ka reaguar duke thënë se po bëhen hetime dhe verifikime mbi disa persona që i përkasin këtij rrjeti në Shqipëri.

“Shqetësimi kryesor i qeverisë turke aktualisht është hetimi i rasteve të ngjarjave të vitit të kaluar. Prokuroria turke kërkoi bashkëpunim të mëtejshëm me strukturat e Prokurorisë shqiptare për të vënë në dispozicion hetimet në rastet që ata dyshojnë se elementë të përfshirë në këtë grusht shtetit mund të fshihen edhe në Shqipëri. Këto janë në proces hetimi, të dhënat janë paraprake, pritet verifikimi i tyre në kuadër të bashkëpunimit do të vlerësohet do të vihen në dispozicion të medias apo do të kalojnë direkt në autoritetet përkatëse”.

Sipas Llallës, gjithçka po kryhet nëpërmet adresimeve dhe orientimeve që japin autoritetet turke lidhur me persona të caktuar

“Në varësi të të dhënave që na vihen në dispozicion nga  autoritetet turke ne do të kryjmë hetime brenda kapaciteteve që kemi, pra brenda atyre hapësirave që ligji shqiptar i lejon”, tha kreu i akuzës shqiptare.

Siç dihet tashmë, edhe vetë Erdogan i ka përcjellë homologut të tij Rama një listë me individë dhe struktura të cilat kreu i shteti turk i konsideron problematike. Dhe kjo është intensifikuar akoma dhe më shumë pas ngjarjeve të korrikut të kaluar kur në Turqi pati një tentativë për grusht shteti. Ankaraja zyrtare akuzon lëvizjen Gylen si planifikuese dhe ekzekutuese e grushtit, por Gylen vetë e ka mohuar një gjë të tillë. /tesheshi.com/           

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit