9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kryeprokurori Llalla “lëshon bombën”: Autorët e pucit të shtetit në Turqi, fshihen në Shqipëri

Më të lexuarat

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka deklaruar se persona pjesëmarrës në grushtin e shtetit në Turqi fshihen në Shqipëri. Nga Konferenca Ndërkombëtare e Prokurorëve të Përgjithshëm të rajonit e më gjerë, Llalla tha se kanë nisur hetimet për këtë çështje.
“Persona pjesëmarrës në puçin në Turqi fshihen në Shqipëri. Janë vënë në dispozicion informacione konkrete. Po bëjmë verifikime, do hetohen edhe biznese”, deklaroi kryeprokurori Llalla.
Deklarata e tij vjen pak ditë pas takimit me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca, i cili kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa prej personave të përfshirë në ngjarjet e 15 lorrikut 2016 në Turqi, për të cilët institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se strehohen në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit