10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kryeprokurori i Hagës: Pse në Ballkan mohohen krimet e luftës

Më të lexuarat

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për Hagën, Serge Brammertz, duke folur për vendet e ish-Jugosllavisë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se mohimi i krimit dhe shfytyrimi i kriminelëve të luftës ishin të pranishëm në të gjithë Ballkanin.

Brammertz tha se thellësia e problemit mund të shihet përmes veprimeve të politikanëve.

“Ata nuk kërkojnë vota duke premtuar pajtim ose duke ndërtuar ura për komunitetet e tjera. Në vend të kësaj, politikanët besojnë se fitojnë zgjedhjet duke mohuar krimet dhe duke mbrojtur ata që janë përgjegjës”, pohon Brammertz.

Ai tha këtë ndërsa foli për përparimin që është bërë në kërkimin e drejtësisë më të madhe për viktimat në Ruanda dhe vendet e ish-Jugosllavisë.

Ai vlerësoi se duhet të bëhen shumë më tepër, pasi theksoi se më shumë se 500 të arratisur ende po kërkohen nga autoritetet në Ruanda, ndërsa në vendet e ish-Jugosllavisë gjykatat kombëtare duhet të përpunojnë mijëra të tjerë.

Reagimet e tij vijnë pasi Prishtina po përballet me Beogradin në mohimin që ky i fundi i bën masakrës së Raçakut në vitit ’99, e cila qe dhe ngjarja që ndërgjegjësoi ndërkombëtarët për të ndërhyrë në Kosovë. /tesheshi.om/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit