9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kryepolici Çako kërkon ndihmën e hoxhallarëve për Lazaratin

Më të lexuarat

Kryepolici Çako kërkon ndihmën e hoxhallarëve për Lazaratin
******************************************************************
Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka pritur sot në një takim në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, dy drejtues të njohur fetarë të zonës, ku njëri prej tyre imam në Lazarat, për t`u kërkuar ndihmë dhe partneritet në vendosjen e ligjit në Lazarat.

Siç mësohet, dy drejtuesit fetarë kanë shprehur mbështetje të plotë për forcën që duhet të tregojë shteti për vendosjen e ligjit dhe nga ana e tyre kanë premtuar punë bindëse dhe edukuese me çdokënd në zonë, për të qenë korrekt me ligjin dhe respektues të shtetit ligjor.

Dy imamët kanë dënuar aktin e grupit kriminal që qëlloi mbi policinë, duke shkaktuar dhe një viktimë nga rradhët e RENEAS, që për më tepër ka qenë besimtar dhe në kushte agjërimi.

Ata kanë sqaruar kreun e Policisë së Shtetit se askush prej atyre që kanë shtënë armë dhe kanë tentuar të sfidojnë shtetin dhe ligjin, nuk kanë asnjë lidhje me parimet e jetën fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit