5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kryeparlamentari turk: Vendet islame të mbajnë qëndrim unitar kundër politikave okupatore izraelite

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman, apeloi të hënën që vendet islame të demonstrojnë një qëndrim unitar përballë politikave okupatore dhe agresive të shtetit izraelit…

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman, apeloi të hënën që vendet islame të demonstrojnë një qëndrim unitar përballë politikave okupatore dhe agresive të shtetit izraelit.

Ismail Kahraman u bëri thirrje vendeve myslimane pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Hapi i ndërmarrë më datë 6 dhjetor nga SHBA-ja miraton vendimet ilegale, të njëanshme dhe faktike të Izraelit duke ndezur fitilin e një konflikti të ri në Lindjen e Mesme”, deklaroi ai.

“Si komb dhe si shtet, ne jemi shprehur dhe do të vazhdojmë të shprehemi në çdo platformë përkrah vëllezërve tanë palestinezë”, vlerësoi kryeparlamentari turk duke theksuar se vendosja e paqes dhe qetësisë në Lindjen e Mesme arrihet vetëm me zgjidhjen e problemit palestinez mbi bazat e drejtësisë.

“Ne presim nga 57 shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC), e cila do të mblidhen të mërkurën në Stamboll me agjendë të jashtëzakonshme për Jerusalemin, në përgjigje të thirrjes së Presidentit tonë të nderuar, Recep Tayyip Erdogan, që të demonstrojnë një qëndrim unitar duke marrë një vendim parandalues kundër politikave okupatore, pushtuese, ekspansioniste, konflikuale dhe agresive të Izraelit”, nënvizoi mes të tjerash Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit