11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kryeparlamentari iranian Larixhani: Serbia mik i Irani

Më të lexuarat

Kryetari i parlamentit të Iranit, Serbinë e ka quajtur mike të Iranit dhe tha: Deri tani, në historikun mes dy vendeve nuk ka patur asnjë pikë negative.
Sipas një raporti të IRNA, Ali Larixhani, mbasditen e së dielës në Beograd pasi tha se mes Teheranit dhe Beogradit asnjëherë nuk ka patur kontradikta tha: Amerika dhe perëndimit të cilët veten e konsiderojnë pasqyrë të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, duhej të mbështesnin revolucionin e iranit, pasi gjoja populli iranian rrëzoi një diktator dhe mori pushtetin në dorën e tij. Kryetari i parlamentit të Iranit, vizitën e Hasan Ruhani presidentit të Iranit në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e radhës së AP të OKB e konsideroi rast të mirë për zgjidhjen e çështjeve. Larixhani gjithashtu në ditën e parë të vizitës së tij dyditore në Serbi vizitoi muzeun historik të Jugosllavisë, kishën Shën Sava dhe xhaminë Bajrakli në Beograd,. Kryetari i parlamentit të Iranit në ditën e dytë të vizitës së tij do të takohet dhe bisedojë me Nebojsha Stefanoviç kryetar parlamenti, Ivica Daçiç kryeministër dhe Tomisllav Nikoliç president i Serbisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit