7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kryeni punët se do të ju ndëshkoj

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi kërkoi nga anëtarët e kabinetit qeveritar më shumë përkushtim në përmbushjen e të gjitha obligimeve për përmbylljen e suksesshme të mbikëqyrjes së pavarësisë.

Kreu i ekzekutivit të vendit, Hashim Thaçi tha se pavarësia e plotë do të thotë edhe përgjegjësi për institucionet e Kosovës. Në këtë drejtim ai kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë ministrat. Ai tha se kryerja e të gjitha obligimeve garanton përmbylljen e suksesshme të mbikëqyrjes së pavarësisë.

“Pavarësia e plotë do të thotë edhe përgjegjësi e plotë për neve. Pres nga ju të gjithë që t’i rrisni angazhimet dhe të përcillni mesazhe të qarta tek vartësit, që të kenë angazhim maksimal në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi. Vjeshta shënon fillimin e një etape të re të relacioneve mes Kosovës dhe BE-së. Është detyrë dhe obligim i yni që të prodhojmë sa më shumë argumente për partnerët për procesin e integrimit”, tha Thaçi.

Kreu i Qeverisë tha se nuk do të pranojë asnjë justifikim për ngecje në këtë proces.
“Unë do të jem i pakompromis me këdo që do të sfidojë këtë proces. Nuk do të pranohet asnjë justifikim për ngecje nga ana ime”, u shpreh Thaçi.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Thaçi foli edhe për mandatin e EULEX-it, duke thënë se qëllimisht është kufizuar deri në qershor 2014, teksa kërkoi që nga prokurorët dhe gjyqtarët që të rrisin kapacitetet dhe të marrin përgjegjësitë e plota.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit