10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kryengritësit vranë 80 ushtarë sirianë

Më të lexuarat

Aktivistët thonë se kryengritësit sirianë kanë vrarë të paktën 80 ushtarë të qeverisë siriane gjatë kësaj fundjave.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se kryengritësit i kanë thënë grupit se njësitë që veprojnë në Damask dhe në provincën e Idlibit kanë shkatërruar tanket dhe kanë vrarë më shumë se 100 ushtarë.

Grupi tha se ka mundur të konfirmojë emrat e 80 të vdekurve përmes mjekëve lokalë.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë tha se 30 pjesëtarë të forcës së sigurisë janë vrarë të hënën nga kryengritësit./zhurnal/kohaisalme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit