5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kryengritësit ekzekutojnë policët e Assadit

Më të lexuarat

Pamje shqetësuese nga lufta civile në Aleppo të Sirisë janë futur të mërkurën në rrjetin YouTube. Kryengritësit sirianë shihen duke pushkatuar katër persona, luajalë të presidentit Bashar al-Assad.
Në video shihen kryengritësit duke dërguar katër pjesëtarë të policisë në oborrin e mbushur përplot njerëz, përpara se të dëgjohen rafalet e armëve dhe brohoritjet “Zoti është i madh”.

Pas “shfryrjes” së mllefit me armë, në innçizim mund të shihen pjestarët e policisë të shtrirë për betoni një mbi tjetrin.

Reuters shkruan se ekzekutimi është kryer në oborin e një shkolle në qytetin e dytë sirian për nga madhësia, Allepo, ku prej disa ditësh po zhvillohen luftime të mëdha midis forcave të opozitës dhe trupave siriane të regjimit që refuzon ta dorëzojë pushtetin.

Ekzekutimi i policëve është bërë në kohën kur forcat ajrore të komanduara nga presidenti po bombardojnë pjesë të Aleppos në përpjekje për të shpërndarë kryengritësit që kërkojnë fundin e regjimit që Assad e trashëgoi në vitin 2000 nga i ati, Hafez, i cili e kishte udhëhequr Sirinë për 29 vjet.

Reuters shkruan se të ekzekutuarit ishin pjestarë të policisë besnike të Assadit, të quajtur Shabiha, që prej 17 muajsh janë veçuar në mbrojtjen e regjimit aktual nga kryengritësit e drejtuar nga opozita.

Prej dy javësh Assad nuk ka folur në publik. Ne deklaratën e tij të së mërkurës thuhej se beteja në Aleppo është shumë e rëndësishme për fatin e Sirisë. “Fati i popullit dhe i kombit tonë, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja, varet nga kjo betejë”, tha Assad duke vlerësuar ushtarët që po përballen me kryengritësit të cilët ai i quan “banda terroriste”.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, gati 20 mijë sirianë janë vrarë prej marsit të vitit të kaluar, kur shpërthyen demonstratat që Assadi fillojë t’i shtypte me dhunë. Shumica e të vrarëve janë civilë, ndërkohë që dhjetëra mijëra janë larguar nga vendi, në drejtim të vendeve fqinje.

Disa nga vendet përendimore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë disa herë përpjekje që përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së të krijojnë mundësi për të ndërhyrë në Siri, por Rusia dhe Kina, mbështetëse të regjimit të Assadit, vazhdimisht kanë paralajmëruar vendosjen e vetos. /Telegrafi/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit