13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kryeneçësia e përfaqësuesve të BIK-ut, shkatërron Xhamin e Çarshisë!

Më të lexuarat

Ministria e Kulturës, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA dhe Komunën e Prishtinës sot kanë nënshkruar “Memorandum i Mirëkuptimit për Restaurimin e Hamamit të Madh në Prishtinë”, por, këtë Memorandum nuk e respektuan krerët e Bashkësisë Islame, të cilët nuk nënshkruan Marrëveshjen për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë.

Me këtë Memorandum ishte e paraparë nënshkrimi i një marrëveshje me Bashkësinë Islame të Kosovës për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë, por në momentet e fundit, zyrtarët e këtij institucioni janë tërhequr për arsye kush e di se çfarë.

Burime të Kosova Post, bëjnë të ditur se tërheqja nga marrëveshja për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë është bërë në momentin e fundit edhe pse pjesë e ceremonisë së nënshkrimit ishte edhe sekretari i BIK- Resul Rexhepi.

Tërheqja nga nënshkrimi i marrëveshjes për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë, mbase është një gjest shumë i ultë dhe nuk e di se si ndihen krerët e BIK-ut, kur para syve të tyre shkatërrohet xhamia e cila përveç se i shërben xhematit për rite fetare, është edhe objekt i cili shprehë trashëgimin kulturore të kryeqytetit.

Ndryshe, para shtatë viteve , gjegjësisht në vitin 2011 , kishin filluar punimet për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë, por edhe sot e kësaj dite krerët e BIK-ut nuk i dolën zot xhamisë e cila ka mbetur në mëshirën e kohës pa asnjë përkujdesje.

Ka qenë një nga xhamit më të frekuentuara nga xhemati , por edhe kalimtarët e turistët e huaj Xhamia e Çarshisë, ndërsa sot të dhemb shpirti kur e shef ashtu të rrethuar në shufra hekuri , sikur kërkon ndihmën që po i kanoset nga shkatërrim.

Këtë neglizhencë dhe lënie në mëshirën e kohës dhe kushteve atmosferike Xhamin e Çarshisë nuk e arsyetojnë qytetarët , derisa kujtojnë atë si një pjesë të rëndësishme për xhamatin dhe Prishtinën si objekt i lashtë që paraqet trashëgimin kulturore.

Derisa Xhamia e Çarshisë, mbetet e pa shfrytëzuar me fajin (kryeneçsisë) së udhëheqjes së BIK, xhemati i kryeqytetit bëjnë namazin në rrugë, shi, borë, stuhi e temperatura të larta.

Nuk do të kishim shënjestruar edhe aq shumë këtë gjest të BIK sot, pse nuk nënshkruan marrëveshje për restaurimin e Xhamisë së Çarshisë në momentin e fundit, sikur të mos ishim dëshmitarë të pa përgjegjësisë së këtij institucioni edhe në rastet tjera, kur të njëjtën gjë po e bëjnë edhe me Xhamin e Madhe e cila poashtu ka mbetur vetëm si projekt e ndërtimi i saj nuk ka filluar as pas pesë viteve që nga ndarja e lokacionit, shkruan Kosova Post.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit