7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kryeministrja e Zelandës së Re: Terroristit të Christchurch kurrë nuk do t’ia përmend emrin (VIDEO)

Më të lexuarat

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se kurrë nuk do t’ia përmend emrin terroristit që vrau 50 besimtarë muslimanë në dy xhami në Christchurch të premten.

“Me këto sulme terroriste ai donte të arrijë shumë, ndër të tjera, ai donte të bëhej i famshëm, prandaj kurrë nuk do të më dëgjoni duke ia përmendur emrin”, tha Ardern në Parlamentin e Zelandës së Re.
Ajo u bëri thirrje deputetëve të Zelandës së Re dhe zyrtarëve që emrat t’ua përmendin viktimave të cilët meritojnë të përkujtohen dhe këtë të mos e bëjnë për vrasësin.

“Ai njeri mund të ketë kërkuar shumë gjëra nga akti i tij i terrorit. Një prej tyre ishte pikërisht fama. Për këtë arsye, unë nuk do t’ia përmend më kurrë emrin. Ai është një terrorist, një kriminel, një ekstremist, por nga sot do të jetë pa emër. Në vend të tij përmendni emrat e atyre që humbën jetën”, tha kryeministrja Ardern.

“Sulmin e kreu një terrorist, një kriminel, një ekstremist dhe ne nuk do t’ia përmendim emrin”, tha Ardern.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit