14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kryeministri Yildirim: Operacioni në Siri një përgjigje e vonuar

Më të lexuarat

Kryeministri Binali Yildirim mbajti një fjalim në kongresin e 6-të të zakonshëm të partisë së tij në Tuzla të Stambollit.

 

Kryeministri Binali Yildirim tha se operacioni ajror i udhëhequr nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj regjimit të Esadit në Siri është një përgjigje e vonuar e dhënë vrasësve të ulët në rajon.

Kryeministri Binali Yildirim mbajti një fjalim në kongresin e 6-të të zakonshëm të partisë së tij në Tuzla të Stambollit.

“Në Siri u masakruan fëmijët dhe njerëzit e pafajshëm me armë kimike. Regjimi sirian për 7 vjet me radhë është duke bërë gjënë e njëjtë me terror dhe armë. Perëndimi papritmas rikujtoi të pafajshmit sepse u përdorën armët kimike. Kjo egërsirë është duke vazhduar për 7 vjet. Ata të cilët deri më sot nuk u vënë në veprim dhe reagojnë pas përdorimit të armëve kimike, fatkeqësisht kanë dhënë një përgjigje të vonuar. Prandaj ne këtë e shikojmë si një hap pozitiv”, bëri të ditur Yildirim.

Shefi i qeverisë turke tha se “Turqia do të vazhdojë të jetë kundër të gjitha mentaliteteve, regjimeve vrastare që masakrojnë njerëzit e pafajshëm qoftë me armë kimike, qoftë me ato konvencionale dhe të mbrojë civilët e pafajshëm”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit