12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kryeministri Yildirim ftoi vendet islame të marrin pjesë në samitin e OBI-të në Stamboll

Më të lexuarat

Sipas informatave të marra nga burimet e Kryeministrisë, shefi i qeverisë turke zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij nga Bangladeshi, Maroku, Pakistani, Katari dhe Algjeria.

 

 

Kryeministri turk Binali Yildirim ftoi homologët e tij nga Bangladeshi, Sheikha Hasina, Maroku, Sadeddin Al-Osmani, Pakistani, Shahid Hakan Abbasi, Katari, Sheik Abdullah bin Nasir bin Halife Al-Thani dhe të Algjerisë, Ahmed Uyahya për të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që do të organizohet të premten në Stamboll.

Sipas informatave të marra nga burimet e Kryeministrisë, shefi i qeverisë turke zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij të lartpërmendur.

Gjatë bisedës Kryeministri Yildirim u urojë bashkëbiseduesve muajin e shenjtë të Ramazanit ndërsa i ftoi të marrin pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, kryesuesja e radhës e së cilës është Turqia që do të mbahet të premten në Stamboll, për të diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit në Palestinë.

Pesë liderët iu përgjigjën pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në nivel të lartë në samit, ndërsa bënë të ditur se ndajnë mendime të njëjta me Turqinë në lidhje me çështjen dhe dhimbjet e popullit palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit