Kryeministri kanadez: Të mësojmë nga besa e shqiptarëve

0
43

“Kemi shumë për të mësuar nga shembulli i tyre”, kështu është shprehur kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, në fjalën e tij mbajtur në një ceremoni përkujtimore të Holokaustit.


“Pas pushtimit nazist në 1943, shqiptarët refuzuan të japin listën e hebrenjve që hynë në kufirin e tyre. Ata u dhanë hebrenjve dokumente false, në mënyrë që t’i ndihmonin për t’iu shmangur zbulimit. Ky vend nuk mbrojti vetëm qytetarët e vet hebrenj; ata mirëpritën një numër të madh refugjatësh hebrenj që erdhën nga vendet fqinje. Rezultati ishte se thuajse të gjithë ata u shpëtuan”, është shprehur Harper.

Kryeministri kanadez më tej ka vënë theksin te “besa” e shqiptarëve.

“Cila është arsyeja për këtë shembull madhështor? Është besa, kodi i nderit, kodi më i lartë etik në Shqipëri. Besa germë për germë do të thotë ‘të mbash premtimin’”, ka nënvizuar Harper, transmeton Shekulli.

Ceremonia e ditës përkujtimore ndaj Holokaustit u mbajt në Muzeun e Luftës në Otava, ku u prezantuar dhe një ekspozitë kushtuar shqiptarëve myslimanë të cilët shpëtuar hebrenjtë gjatë pushtimit nazist.

Ndërkohë, Kanadanë me 10 dhe 11 maj pritet ta vizitojë zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, vizitë e cila do të zhvillohet me ftesë së homologut të tij kanadez, John Baird. /Telegrafi/kohaislame