10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kryeministri kanadez e nis me selam urimin për Ramazanin (Video)

Më të lexuarat

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, përmes një video-mesazhi ka uruar myslimanët në mbarë botën për fillimin e muajit të Ramazanit.

Urimin e tij ai e ka nisur me përshëndetjen “selamun aleykum”, ndërsa ka dëshiruar që myslimanët të kalojnë sa më mirë gjatë muajit të madhërishëm të agjërimit.

“Këtë vit myslimanët në Kanada dhe në mbarë botën e shënojnë fillimin e muajit të Ramazanit. Njerëzit do të bëhen bashkë në xhamitë dhe shtëpitë me familjet e tyre për ta përcjell këtë muaj dhe do të bëjnë iftar të gjithë së bashku. Ramazani na kujton t’i vlerësojmë të mirat që i kemi, t’i kthehemi komunitetit dhe të vendosim nevojat e tyre para nevojave personale. Myslimanët në Kanada ndihmojnë shumë që Kanada të jetë vetë i fuqishëm i hapur dhe vend inkluziv, ashtu siç është sot”, ka thënë Trudeau.

https://www.facebook.com/JustinPJTrudeau/videos/10156724320190649/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit