4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim do të vizitojë Irakun

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, në fund të kësaj jave planifikon të qëndrojë për vizitë zyrtare në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Yildirim më 5 dhe 6 janar do të vizitojë Bagdadin dhe Erbilin, konfirmuan për AA burime të afërta të qeverisë turke.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të premten e kaluar zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin irakian Haidar al-Abadi.

Me këtë rast Erdoğan i tha kryeministrit irakian se Yildirim planifikon të vizitojë këtë vend në janar, por nuk saktësoi datën.

Burime të afërta me të dy vendet theksuan se kryeministrat Yildirim dhe al-Abadi gjatë takimit do të bisedojnë për zhvillimet e fundit në rajon dhe për promovimin e marrëdhënieve më të mira bilaterale.

Në bashkëpunim me forcat lokale ushtarët turq në kampin ushtarak Bashika kryejnë stërvitje të vullnetarëve irakianë për luftë kundër DEASH-it. Kampi ushtarak Bashika gjendet 12 kilometra në verilindje të qendrës Mosul të cilin e kontrollon organizata terroriste DEASH. Forcat turke në këtë kamp në dhjetor të vitit 2015 dërguan rreth 150 ushtarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit