3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Kryeministri i ri i Çekisë, Andrej Babis: Ne nuk duam refugjatë

Më të lexuarat

Në një deklaratë për media kryeministri ri i Çekisë, Andrej Babis, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të bëjë presion ndaj çekëve, pas refuzimit të strehimit të azilkërkuesve, sepse kjo mund të ndikojë në fuqizimin e partive ekstremiste në këtë vend.

“Komisionin Evropian mund ta tërheqë akuzën në çdo moment. Ne duhet të negociojmë dhe të ofrojmë modele të ndryshme, sesi t’u ndihmojmë vendeve të tjera. Mirëpo ne nuk duam refugjatë”, ka thënë Babis në një intervistë që është publikuar në të përditshmen Pravo.

Babis ka thënë se presioni rreth këtij rasti, mund të theksojë elementet ekstremiste.

“Bashkimi Evropian duhet të kuptojë që nëse nuk dëgjon propozimet tona, mund të rritet ndikimi i partive ekstremiste si AFD-së në Gjermani apo SPD-së në Çeki, strategjia e të cilave është shkatërrimi i BE-së”, ka thënë ai.

Ekezekutivi i Bashkimit Evropian do të hedhë në gjyq, Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke, për shkak të vendimit të tyre për azilkërkuesit, ka deklaruar Brukseli ditë më parë. Babis, qeveria e të cilit pritet të emërohet nga presidenti çek Milos Zeman më 13 dhjetor, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e vendit të tij për migrantët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit