19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

KRYEMINISTRI ERDOAN MORI PJESË NË IFTARIN E SHTRUAR NGA GJYSMËHËNA E KUQE TURKE

Më të lexuarat

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se nuk është e mundur për të mbetur i heshtur ndaj zhvillimeve që jetohen në Siri.

Kryeministri Erdoan mori pjesë mbrëmë në iftarin e shtruar me rastin e 144 vjetorit të themelimit të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë në Stamboll.

Në fjalën e rastit që mbajti këtu Kryeministri Erdoan theksoi se Siria dhe Turqia janë dy vende ku në të dyja anët e kufirit jetojnë miqtë, vëllezërit, farefisi dhe shtoi: “Ne nuk mund të rrimë të heshtur ndërkohë që në Siri jetohet një masakër e përgjakshme dhe sistematike”.

Erdoan gjithashtu tha se Turqia asnjëherë gjatë historisë nuk ka mbyllur portën e saj për të shtypur, viktimat dhe se ajo kur nuk mbylli zemrën, sytë e veshtë ndaj klithmave të tyre.

Kryeministri nënvizoi se ndihmat e bëra myslimanëve në Arakan nuk kanë dallime raciste dhe fetare.

Erdoan theksoi se myslimanët e Arakanit presin që populli turk të shtrij dorën e ndihmave dhe vijoj duke thënë se “Ne së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe Turke, Entin e Çështjeve Fetare, shoqëritë civile jemi dhe do të jem në ata vende ku ka vuajtje ashtu si gjatë historisë”.

Duke e bërë të ditur se sot fuqia e fort është zëvendësuar me fuqinë fleksibile Erdoan tha se populli turk gjatë historisë së tij këtyre ngjarjeve i afrohet me këtë botëkuptim.

Erdoan tha se Turqia në Afrikën e Veriut, Ballkan e kudo tjetër nuk përmendet për ushtrinë e saj apo armatimin, por për urat, xhamitë, karavansarajet e ndërtuara në këto vende. “Ne nuk shikojmë në asnjë popull me sy të interesit. Ashtu siç kemi marr si traditë nga gjyshërit tanë gjatë historisë ne në popuj tjerë shikojmë me syrin e zemrës. Dhe ja pra Gjysmëhëna e Kuqe Turke simbolizon se me çfarë syri populli turk shikon në popujt të tjerë”, shtoi Erdoan.

Më pas Kryeministri Erdoan dhuroi medaljet vullnetarëve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit