14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kryemadhi: Protesta do jetë paqësore, por policia të mos na provokojë!

Më të lexuarat

Monika Kryemadhi duke folur sot përpara gazetarëve tha se opozita do të organizojë një protestë paqësore të shtunën e ardshme, më 27 janar. Nga ana tjetër ajo i bëri thirrje policisë të mos provokojë për të nxitur përplasje polici-protestues.

Pjesë nga deklarata e saj

Në 27 janar protesta do jetë paqësore ku të gjithë shqiptarët që janë të varfër që ndihen të pashpresëdhe duan të ikin nga sytë këmbët, i ftojmë që në 27 janar të protestojmë që ti tregojmë Ramës që shumica e qytetarëve janë kundër tij.

Në imazhin e shqiptarëve eshte krijuar ideja e protestave te dhunshme, por dhunën e solli zoti Rama në 21 janar 2011, ishte shembulli më i keq i te berit proteste.

Ajo e 18 dhjetorit 2017 ishte shumë paqësore, nëse flakadanët quhen bomba molotov?!
Policia dhunoi disa gra e vajza, dhuna s’është nga njëra anë, dhuna vjen kush e provokon dhe policia duhet të jetë e kudjesshme që të mos provokojë protestuesit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit