6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kryebashkiaku i Mekës: ja kur do përfundojnë projektet gjigande për sa më shumë haxhilerë

Më të lexuarat

Projektet e ndërtimit për zgjerimin e kapaciteteve të Xhamisë së Madhe të Mekës, Qabes siç quhet ndryshe, dhe vendeve tjera të shenjta islame do të kompletohen brenda 3 viteve, duke i mundësuar Arabisë Saudite të akomodojë më shumë pelegrinë.

Kjo u deklarua nga kryebashkiaku i Mekës për agjensinë Reuters.

Osama bin Fadl Al-Bar, tha se projektet që janë të lidhura me Haxhin janë prioritet kryesor i shtetit dhe do të kryhen në kohë, pavarësisht vonesave në sektorin e ndërtimtarisë në Saudi, ndërkohë që mbretëria po përballet me efektet e çmimit të ulët të naftës.

“Të gjitha këto projekte janë duke u realizuar për t’u shërbyer haxhilerëve dhe për të strehuar sa më shumë prej tyre”, ka thënë Bar në zyrën e tij në ndërtesën e komunës së Mekës.

Projektet do të kompletohen në vitin 2020, tha ai.

Aeroporti i ri Ndërkombëtar “Mbreti Abdulaziz” si dhe Xhamia e Madhe do të përfundohen ose në vitin 2017 ose 2018.

Haramain, një hekurudhë me shpejtësi të madhe që lidh qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës do të përfundojnë në fund të vitit 2016 dhe do t’i nënshtrohen testimit para hapjes për publik në vitin 2017.

Projekti final, një tunel 4 kilometra i gjatë dhe dy stacione të metrosë të cilat janë pjesë e metro-projektit të Mekës që kap shifrën prej 16.5 miliardë dollarë, do të kompletohet në vitin 2020.

Autoritetet saudite kanë ndërmarrë projekte të mëdha me qëllim akomodimin e fluksit në rritje të pelegrinëve në Mekë, duke marrë parasysh faktin se gjithë muslimanët që kanë mundësi financiare e kanë obligim vizitën e këtij vendi të shenjtë të paktën një herë në jetë.

Arabia Saudite gjatë muajit qershor ka njoftuar për planet e saj për të zgjeruar numrin e pelegrinëve për ritualin e Umra-s që vijnë nga jashtë prej 6 milionë personave deri në 15 milionë në vitin 2020. Bar pret që 12 milionë njerëz të vijnë këtë vit për të bërë Umra-n, e cila mund të kryhet në çdo kohë të vitit.

Kostoja totale e punës së zgjerimit, duke përfshirë tokën dhe infrastrukturën do të kapë shifrën prej 100 miliardë dollarë, thotë Bar.

Pasi të ketë përfunduar puna, Xhamia e Madhe do të ketë kapacitet prej 2.2 milion besimtarësh, nga 600.000 sa ka për momentin. Deri 400.000 besimtarë do të kenë mundësi të realizojnë tavafin rreth Qabesë në qendër të Xhamisë, thotë Bar.

Ndërsa Jamarati, aty ku pelegrinët hedhin gurët në shtyllat që simbolizojnë djallin, do të ketë kapacitet të përballojë 500.000 pelegrinë në të njëjtën kohë, ose 3 milionë në total gjatë ditëve të një Haxhi. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit