6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kroacia ‘ultimatum’ Shqipërisë: Ndaloni ndotjen e detit Adriatik

Më të lexuarat

Kroacia është një nga vendet anëtare të Bashkimit Europian që e ka të bazuar zhvillimin e saj ekonomik më së shumti te turizmi dhe veçanërisht ai elitar. Por ujërat e detit Adriatik nga I cili laget ky vend shpesh ndoten nga mbetjet që çojnë rrymat aty nga pjesa shqiptare.

Edhe pse artikulohen pak, ruajtja e detit Adriatik nga ndotja dhe çështjet ekologjike janë kushte të rëndësishme për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Por këtë fakt nuk ka nguruar ta kujtojë ministrja kroate e Punëve të Jashtme dhe Europës Marija Pejcinovic Buric gjatë takimit zyrtar me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ditën e enjte.

“Ne kemi një det që ka nevojë për ne”, u shpreh ministrja kroate duke deklaruar se deti Adriatik ka mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit.

Ajo theksoi fortë se Shqipëria duhet të ndaloi ndotjen e detit Adriatik dhe shprehu shqetësimin e saj për ndotjen që i vjen Kroacisë nga ky det.

Një rast flagrant që alarmoi Kroacinë ishte ai muajit Tetor vitin e kaluar kur, thasë të tëra me mbeturina, sidomos plastike të mbëritura nga pjesa shqiptare e detit, u hoqën nga brigjet e ishullit të Lastovës, më i fundit i shpallur “park natyror” në vend.

Për shkak të rrymave detare, problemi i mbetjeve detare në Kroaci është përsëritur pareshtur, e dallgët e ngritura gjatë stuhive apo erërave të forta e përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

Ndodh shpesh që pas një përkeqësimi të tillë të motit, zona të tëra të bregdetit të mbulohen nga mbeturinat që pluskojnë mbi ujë, shumica shishe plastike.

Katër vite më parë, banorët e Raguzës ankoheshin se deti u ndotej prej mbetjeve nga Shqipëria, që përfshinin deri edhe produkte farmaceutike apo këpucë.

Mediet italiane shkruanin asokohe se fenomeni përsëritet çdo vit, duke u theksuar më shumë në periudhën mars-prill.

Për një kohë të gjatë, si shkaktarë kryesorë të një ndotjeje të tillë janë lakuar Drini dhe Buna. Kombinimi me erërat e Jugut gjatë sezonit të dimrit i zhvendos mbetjet shqiptare me shpejtësi drejt bregdetit kroat./syri.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit