5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kriza e refugjatëve ka shkaktuar “ikje të trurit”

Më të lexuarat

Kriza e refugjatëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore ka marrë shumë jetë, viktima të pafajshme, mes të cilëve gra, fëmijë, pleq dhe njerëz të plogësht. Në rrugën e tyre të shpëtimit, këta njerëz kalojnë nëpër vështirësi të mëdha. Siç tregojnë, shpesh herë janë keqtrajtuar, ofenduar dhe plaçkitur. Kohëve të fundit refugjatët nga Siria, masivisht vijnë në Maqedoni, pasi të kalojnë Turqinë dhe Greqinë. Megjithatë, ata nuk kanë ndërmend të qëndrojnë në Maqedoni, por vetëm të kalojnë në mënyrë që të arrijnë në ndonjë nga vendet e Evropës Perëndimore, ku ata besojnë se mund të ketë një të ardhme më të mirë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zhuan Darin është nga Siria, nga qyteti Serekaniye (Ras Al-Ayn), 21 vjeç. Ai pret autobusin në stacionin në Gjevgjeli, prej ku do të niset drejt vendkalimit kufitar verior Tabanoc dhe dëshiron të shkojë në Serbi, e pastaj drejt Perëndimit.

“Para se të fillonte lufta kam studiuar inxhinieri nafte në Deyrizor, por universiteti ku kam studiuar për fat të keq është shkatërruar. Fillimisht kam shkuar në Izmir, pastaj me varka të vogla jam transferuar në Greqi, në një ishull, pastaj në Athinë e tani në Maqedoni. Policia nuk na ka trajtuar mirë. Qëndruam tri ditë në kufirin maqedonas dhe shpresoj se do të mbërrijmë në Serbi“, deklaron për AA, i riu sirian, Zhuan Darin. Ai thekson se njerëzit, nëpër vendet e të cilëve ka udhëtuar si refugjatë, e shikonin me shumë paragjykime.

“Gjatë udhëtimit kemi pasur shumë probleme. Kur udhëtuam me varkë iu nënshtruam rrezikut të madh. Njerëzit në disa raste nuk kanë pasur respekt ndaj meje dhe refugjatëve të tjerë, por ka pasur edhe raste të veçanta, kur njerëzit janë sjellë shumë mirë ndaj nesh”, thekson Zhuan Darin. Përskaj gjitha vështirësive ai dëshiron të vazhdojë arsimin dhe t’i sigurojë vetes një jetë dinjitoze.

“Dëshiroj të shkojë në Gjermani, ku kam ndërmend të vazhdojë studimet nëse është e mundur. Vendi im është shkatërruar plotësisht në çdo kuptim të fjalës, do të doja të ndihmojë në rindërtimin e vendlindjes sime. Kur kam qenë në Siri, kam pasur hobi, jam marrë me not dhe basketboll. Për fat të keq, tani vendi im nuk ka mjete të mjaftueshme për mbështetje të sportit. Tani gjithçka është ndryshe, por shpresoj se vetes do t’i sigurojë një jetë dinjitoze”, thekson Zhuan Darin, duke folur me shumë optimizëm. Zhuan Darin dëshiron t’i dërgojë porosi botës, që t’i ndihmojnë refugjatët, sepse është njerëzore.

“Shpresoj se do të tejkalojmë këtë gjendje të rëndë, por kërkojmë që pjesa tjetër e botës të ndihmojë, është njerëzore të ndihmohet“, thekson Zhuan Darin.

Jo shumë larg tij është edhe siriania e re, Sureya. Ajo është nga Idlibi. Deri në fillim të luftës është marrë me muzikë. Për Sirinë thekson se ka qenë shtet shumë i bukur, porse lufta e ka shkatërruar. Për dallim nga Zhuan Darin, ajo nuk është e disponuar të flasë para kamerës, por megjithatë dëshiron të tregojë rrëfimin e saj, ngaqë siç thekson, të paktën do të ndjehet pak më lehtë, kur të shpjegojë gjendjen e saj.

“Para luftës, Siria ka qenë vend shumë i bukur. Unë profesionalisht jam marrë me muzikë. Kam mbaruar akademinë muzikore dhe jam marrë me muzikë. Kam luajtur në piano, fizarmonikë dhe në instrumentet me tel”, deklaron Sureya. Ajo shprehet se nuk mund të besojë se çfarë ka ndodhur përnjëherë me shtetin e saj, por megjithatë doemos duhet të vazhdojë rrugën e saj drejt mbijetesës.

“Situata në vendin tim është dëshpëruese. Me të vërtetë nuk kam as forcë të flas. Më vjen rëndë të flas për të. Gjithçka ishte në rregull. Tani jeta jonë është vënë në mbijetesë. Më besoni edhe ne jemi njerëz edhe ne e dimë çfarë është bota dhe civilizimi, vetëm se gjendja jonë momentalisht është shumë më keq se e shumë prej atyre të cilët tek ne shohin si njëfarë ‘mrekullie’, tregon Sureya.

Sureya dhe Zhuan Darin tregojnë se shumë prej miqve të tyre të cilët janë të suksesshëm në shkencë, sport, arte dhe fusha të ndryshme, por lufta e ashpër ka kontribuar që ata tani në vend të perspektivës më të mirë të luftojnë për mbijetesë.

Kriza e refugjatëve solli shumë probleme të natyrës shoqërore-politike, por duke gjykuar nga bisedat me këta të rinj, kriza e refugjatëve ka shkaktuar edhe problemin e ikjes së trurit nga vendi i cili tashmë disa vite zhvillohet luftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit