11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Kriza e muslimanëve Rohingya provë e vërtetë për Mianmarin”

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, gjatë një fjalimi publik tha se gabimi i krizës në vazhdim të muslimanëve Rohingya në Mianmar qëndron drejtpërdrejt me udhëheqjen ushtarake të vendit

WASHINGTON (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, gjatë një fjalimi publik tha se gabimi i krizës në vazhdim të muslimanëve Rohingya në Mianmar qëndron drejtpërdrejt me udhëheqjen ushtarake të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Situata aktuale është një provë e vërtetë e këtij pushteti të qeverisë”, tha Tillerson gjatë një fjalimi publik në të cilin i bëri thirrje udhëheqjes ushtarake të Mianmarit për të vendosur mbi drejtimin “Ata duan të luajnë me të ardhmen e Mianmarit, sepse ne e shohim Mianmarin si një demokraci të rëndësishme në zhvillim”.

Burma është emri i preferuar i qeverisë së SHBA-ve për Mianmarin. Ana civile e qeverisë aktualisht udhëhiqet nga Aung San Suu Kyi, por ajo ndan pushtetin me ushtrinë e Mianmarit.

“Ajo që ne kemi inkurajuar ushtrinë për të bërë është, së pari, ne e kuptojmë se keni elemente serioze rebele/terroriste brenda asaj pjese të vendit tuaj me të cilin duhet të merreni, mirëpo duhet të jeni të disiplinuar për mënyrën se si merreni me ata. Ju duhet të jeni të përmbajtur në mënyrën se si ju merreni me ato”, deklaroi Tillerson.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), që nga 25 gushti rreth 582 muslimanë Rohingya kanë kaluar në Bangladesh.

Tillerson theksoi se SHBA ka qenë në gjendje të marrë disa nga stafi i ambasadës së saj në Rakhine për të vlerësuar situatën, ndërsa shtoi se Washingtoni po vazhdon të bëjë presion për aksesin e agjencisë së ndihmës në zonën e konfliktit.

Refugjatët janë duke ikur nga një operacion ushtarak në të cilin forcat e sigurisë dhe turmat budiste kanë vrarë meshkuj, gra dhe fëmijë, kanë plaçkitur shtëpitë dhe kanë djegur fshatrat e banuara nga muslimanë Rohingya. Sipas ministrit të Jashtëm të Bangladeshit, Abul Hasan Mahmood Ali, rreth tre mijë muslimanë janë vrarë.

Turqia ka qenë në ballë të ofrimit të ndihmës për refugjatët Rohingya dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan e ka ngritur çështjen në OKB.

Komuniteti Rohingya i përshkruar nga OKB-ja si njerëzit më të përndjekur në botë, është përballur me frikë të rritur nga sulme, pasi dhjetra u vranë në dhunën që shpërtheu në vitin 2012.

Tetorin e kaluar, pas sulmeve në pikat kufitare në lagjen Maungdaw në Rakhine, forcat e sigurisë filluan një goditje pesë mujore në të cilën, sipas grupeve Rohingya, u vranë rreth 400 persona.

OKB-ja dokumentoi përdhunimet dhe vrasjet në masë, përfshirë foshnja dhe fëmijë të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të kryera nga personeli i sigurusë. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit