1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Krishterimi po vdes tek të rinjtë por Islami po rritet

Më të lexuarat

Një sondazh i bere në shkallë të madhe te nje numri prej 20.062 njerëz , të kryer nga Lord Ashchroft , tregon një rënie dramatike të krishterimit në mesin e të rinjve dhe një rritje po aq goditëse në numra tek aderuesit në Islam të se njëjtës grupmoshë .

Sondazhi është bere kryesisht në lidhje me qëndrimet ndaj emigracionit , por ne pyetesor u përfshi edhe pyetja : ” Për cilin prej këtyre grupeve fetare e konsideroni veten të jeni një anëtar i saj ” ( sic) . Në grupin e moshave 18-24 , 46 % e tyre thanë se nuk i perkisnin asnje feje , ndërsa 33 % thanë se ishin të krishterë .
Përgjigja në të gjitha kategoritë ishte 55 % se ishin të krishterë me 36 % duke thënë se nuk i perkisnin asnje feje.
Përgjigja e përgjithshme në mesin e atyre që identifikohen si musliman ishte 3 % , por kjo u rrit në 11% në mesin e grupit të moshave 18-24 .
Hindutë erdhen deri tek rritja e 1 % , dhe 3 % ne grupin e moshave 25-34 .
Fetë e tjera statistikisht ishin shumë më pak të rëndësishme.
Ndërkohë raporti i 30-te vjetor British Social Attitudes Survey’s qe u botua këtë javë , dha gjithashtu nivelin e matur te aderimit fetar në këtë vend , ndonëse duke përdorur një mostër shumë të vogël ( 3.000 njerez ) .
Autorët e raportit vune në dukje se, në lidhje me fenë gjatë tridhjetë viteve të kaluara “, ka pak dyshim se një ndryshim i konsiderueshëm ka ndodhur, me një rënie të dukshme në proporcion të cilët e përshkruajnë veten si perkates te një feje të caktuar .
” Në vitin 1983 , rreth dy në tre persona ( 68 %) konsideronin veten se i përkasin një feje apo një tjetër , në vitin 2012 , vetëm rreth gjysma ( 52 %) e thane kete “./kohaislame.com

Në shqip: Naim Berisha

http://www.secularism.org.uk/news/2013/09/christianity-dying-among-young-people-but-islam-soars?utm_source=feedburner&utm_medium=feed&utm_campaign=Feed%3A+nssnews+%28NSS+News%29

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit