Kripa e tepërt dobëson aftësitë njohëse

0
43

Një hulumtim i realizuar në Kanada sugjeron se konsumimi i tepruar i kripës në kombinim me mungesën e aktivitetit trupor, është i lidhur me dobësimin e aftësive kognitive (mendimit, kujtesës, të mësuarit, inteligjencës…).
Rezultatet e reja të shkencëtarëve nga Universiteti i Torontos janë fituar me përcjelljen e 1.262 personave të shëndoshë, të moshave ndërmjet 67 dhe 84 vjeç.
Nga ana tjetër, është vërejtur se mungesa e aktivitetit trupor krahas nivelit të ulët të kripës nuk sjell deri te rezultatet e këqija në testet e aftësive njohëse.
Konsumim i tepruar i kripës dhe mungesa e ushtrimeve janë faktorë të njohur të rrezikut edhe për sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/kohaislame