14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kriminelët izraelite kanë arrestuar 260 palestinezë

Më të lexuarat

Sipas autoriteteve palestineze, Izraeli aktualisht mban rreth 6.500 palestinezë në burgje, shumica prej të cilëve vijnë nga Bregu i pushtuar Perëndimor
Forcat izraelite të sigurisë arrestuan 260 palestinezë që kur Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 6 dhjetor njohu zyrtarisht Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, njofton Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Së paku 60 palestinezë u arrestuan në bastisjet e mbrëmshme të kryera nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor, në mesin e të cilëve dhe tetë fëmijë nga Kudsi, njofton organizata joqeveritare.

Në bastisjet në Ramallah është arrestuar kreu i Hamasit, Hasan Yousef, konfirmoi djali i tij për AA.

Sipas autoriteteve palestineze, Izraeli aktualisht mban rreth 6.500 palestinezë në burgje, shumica prej të cilëve vijnë nga Bregu i pushtuar Perëndimor.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, javën e kaluar bëri publik vendimin sipas të cilit e njeh Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, duke shkaktuar reagime të ashpra në mbarë botën.

Trump gjithashtu bëri të ditur se kishte urdhëruar transferimin e ambasadës së SHBA-së nga Tel Avivi në Kuds. Presidenti amerikan me këto veprime nxiti një valë protestash në Palestinë, por edhe në shumë vende të tjera të botës.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor më 5 qershor 1967. Ky shtet në vitin 1980 në mënyrë të njëanshme shpalli Kudsin kryeqytet, kurse Kombet e Bashkuara (OKB) këtë vendim e shpallën si të pavlefshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit