15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Krimet në Mianmar: turqit, të parët që do shkelin në tokën e tmerreve

Më të lexuarat

Turqit do të jetë të parët ata që do shkelin në tokën e tmerreve, Mianmarr-in budist, atje ku po shënohen masakrat ndër më të llahtarshme që ka parë njerëzimi, karshi një komunitetit musliman në minorancë.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i presidentit Erdogan, Ibrahim Kallën, që tha Agjencia Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Koordinim Ndërkombëtar (TIKA) do jetë e para organizatë e huaj që do të ofrojë ndihmë për muslimanët e rrezikuar në rajonin e Arakanit, atje ku këto javë po bëhet kërdia.

“Presidenti Erdogan ka biseduar me udhëheqësen e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, duke bërë që të lejohet hyrja në rajonin e krizës për zyrtarët e TIKA-s, e cila do të dërgojë mijëra ton ndihma humanitare”, tha Kallën në një deklaratë me shkrim.

Ai tha se ndihma do t’u jepet qindra familjeve më të rrezikuara në veri të Arakanit, në vendet Maungtaw dhe Buthi Taung.

Ato do të transportohen nesër përmes helikopterëve ushtarakë për në rajon, pasi kushtet e sigurisë aktualisht nuk janë të përshtatshme për përdorimin e kamionëve.

“Ndihma e Turqisë ndaj muslimanëve në Arakan nuk do të përfundojë këtu. Në bashkëpunim me autoritetet, do të dërgojmë ilaçe dhe nevoja të tjera”, tha Kallën.

Sakaq, të enjten, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu dhe Presidenti i TIKA-s, Serdar Cam do të vizitojnë muslimanët e Arakanit në kampin e Cox Bazaar në Bangladesh.

Për shkak të faktit se nuk ka përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në zonën e krizës, është e pamundur të flitet për bilancin e saktë të viktimave në sulmet ndaj vendbanimeve muslimane. OJQ-të lokale thonë se me mijëra njerëz janë të vrarë e masakruar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit