8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Krim në hapësirat diplomatike

Më të lexuarat

Shkruan: Mehmet Kalisi

Rreth një vit më parë, në hapësirat e konsulatës së ArabisëSaudite në Stamboll, ndodhi një krim, ai i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, një qyetetar me nënshtetësi saudiane. Ky krim, në rend të parë,n ga disa u pa më shumë, si një sulm i drejtpërdrejtë mbi ArabinëSaudite, se sa vet viktimën. Qeveria e Arabisë Saudite, e cilësoi këtë vrasje si një tragjedi të madhe dhe një akt i kryer nga disa eksponent të agjencive shtetërore,të cilët kishin vepruar jashtë kompetencave të tyre. Mbreti i Arabisë Saudite, kishte lëshuar një dekret, i cili me urgjencë kërkoi inicimin e hetimeve dhe zbardhjen e rastit. Si rezultat i këtyre hetimeve, u arrestuan njëmbëdhjetë persona, të cilët u akuzuan qoftë për pjesëmarrje direkte në vrasje apo edhe në planifikimin e tij.

Duke parë ndjeshmërinë e ngjarjes, qeveria e Arabisë Saudite, përveç procesit të gjykimit të pjesëmarrësve në krim, ndërmorri edhe disa hapa tjerë. Menjëherë,urdhëroi realizimin e reformave strukturore në agjencitë e intelegjencës dhe të sigurisë. Ai,shkarkoi nga detyra disa nga zyrtarët më të lartë, emrat e të cilëve ishin lakuar gjatë procesit të hetimeve. Sikurse edhe në shumicën e vendeve tëb otës, sipas ligjeve në fuqi, edhe në Arabinë Saudite, gjyqësori është i pavarur dhe nuk i lejohet askujt të ndërhyj në punën dhe vendimet e tij. Prokuroria si pjesë e sistemit të drejtësisë gëzon të njejtin status.

Vlen të përmendetf akti, se gjykimi i tëgjithë të implikuarëve në këtë rast, është duke u monitoruar, edhe nga pesë përfaqësues të pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, edhe një përfaqësues, i qeverisë së Republikës sëTurqisë. Duhet potencuar se në proces të vëzhgimit janë inkuadruar me lejen e organeve kompetente vendore edhe disa organizata për të drejtat e njeriut. Sipas informatave,të cilat dalin nga ky gjykim, njëmbëdhjetë të akuzuarit, e kanë pranuar fajësinë për vrasjen e Jamal Khashoggi. Ndërsa, prokuroria për pesë persona, ka kërkuar të dënohen me masën ndëshkuese dënim kapital. Prezenca e përfaqësuesve të pesë vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesit të Republikës së Turqisë, përfaqësuesve të organizatave për të drejtat e njeriut, dhe një përfaqësuesi nga familja e viktimës. Kjo është tregues i mjaftueshëm, se qeveria e ArabisëSaudite,është e vendosurqë ta zbardhë rastin deri në fund, me transparencë të plotë, të bindur për domosdoshmërinë e këtij opsioni, dhe jo nga presioni ij ashtëm nga ndonjë palë.

Por, siç duket, të gjitha këto procedura, të ndërmarra nga qeveria e ArabisëSaudite ,në lidhje me këtë rast, nuk po dalin të jenë të mjaftueshme. Ky rast nuk duhet të shfrytëzohet nga disa vende për agjenda politike, por duhet t’i lehet hapësirë drejtësisë për ta thënë fjalën përfundimtare. Përgjigjja e qeverisë saudiane, ndaj këtyre zërave ështe e vazhdueshme dhe parimore.Ata përherë kërkojnë nga të gjithë ata, të cilët posedojnë informata dhe prova për rastin në fjalë, t’i deponojnë tek organet përkatëse.

Një nga enigmat ende të pazgjidhura,në këtë vrasje, është mosgjetja e trupit të viktimës. Ajo që është zbuluar deri më tani nga hetuesit e rastit, ka rezultuar me gjetjen e një bashkëpunëtori me nënshtetësi turke, i cili kishte ndihmuar në zhdukjen e trupit të viktimës. Por, çuditërisht identiteti i tij, akoma mbetet i panjohur. Qeveria e Arabisë Saudite, publikisht ka kërkuar nga organet e drejtësisë turke, që t’i dorëzojnë të gjitha informatat dhe provat të cilat do të ndihmonin në zbardhjen e plotë të kësaj vrasje. Për këtë arsye, qeveria e Arabisë Saudite, disa herë ka shprehur paknaqësinë ndaj zyrtarëve dhe mediave turke, të cilat kan shprehur dyshime, në përpjekjet e Arabisë Saudite, për zbardhjen e rastit në vrasjen e Jamal Khashoggi. Sipas Arabisë Saudite, ata nuk ishin të gatshëm të ofrojnë informata apo prova tek organet kompetente saudiane.

Në lidhje me këtë rast, autoritetet saudiane, shpeshherë,kanë shprehur habinë, me disa kërkesa të vazhdueshme, nga qarqe të ndryshme, të cilat, siç duket, po tentojnë të përfitojnë politikisht, që këtë ngjarje ta ndërlidhin me krerët e lartë të shtetit. Ata pohojnë, se incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në vende të tjera, ku zyrtarët e lartë, nuk kanë qenë në dijeni të rasteve të ndodhura. Bie fjala kemi rastine ndodhur në Irak, në burgun Abu Ghraib. i cili rast, siç u raportua, u krye, pa dijeninë e Presidentit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara. Kryesit e këtyre veprimeve të jashtligjshme në SHBA u gjykuan dhe u ndëshkuan për veprimin. Atje nuk u kërkua dorëheqja e presidentit apo e ndonjë zyrtari tjetër të lartë.

Në mënyrë të ngjashme, ndodhi pas rrëzimit të aeroplanit rus në kufirin sirian në vitin 2015 nga ushtarët turkë, më vonë Tuqia e pranoi se disa elementë të u shtrisë vepruan jashtë kompetencave të tyre dhe qeveria e turke i kërkoi falje Rusisë.

Gjithashtu, vërehet një tendencë, edisa vendeve,të cilat nuk kanë qëndrime aq miqësore me ArabinëSaudite, që përmes disa organizatave, të cilat e identifikojnë vetën si mbrojtëse e të drejtave të njeriut ta anatemojnë dhe sulmojnë Arabinë Saudite. E gjithë kjo bëhet nëpërmjet përhapjes së pretendimeve, jo të besueshme për këtë çështje, me qëllim të vënjes në dyshim të integritetit të drejtësisë dhe pavarësisë së gjyqësorit në Saudi.

Në vazhdën e kësaj kampanje, me shumë skipticizëm shihet nga Arabia Saudite,edhe Raporti i Raportuesës Speciale të Këshillit të Drejtave të Njeriut në lidhje me ekzekutimet jashtëgjyqësore znj.AgnesCallamard. Arsyeja pse shihet nga Arabia Saudite me rezerva ky raport, për vrasjen e Jamal Khashoggi, është se ajo u bazua në të dhëna jo të plota,të njëanshme dhe joobjektive, të vjelura nga qarqe të caktuara. Edhe pse ky raport, nuk është obligativ, dhe i paautorizuar nga Këshilli iSigurimit, megjithatë, Arabia Saudite shpreh mjaftë dyshime rreth përmbatjes dhe autorës së këtij raporti znj. Agnes Callamard. Raportuesja, në vazhdimësi që nga ndodhja e kësaj ngjarje, pa e thënë organet kompetente fjalen e tyre, kishte mbajtur qëndrime të ashpra deri në armiqësi ndaj këtij shteti.

Ngasa u tha me sipër në lidhje me këtë ngjarje, vlen për t’u përmendur edhe thirrjet nga fëmijët dhe anëtarët e tjerë të viktimës, të shpërndara nëpërmjet mediave sociale.Të cilët bëjnë thirrje të vazhdueshme, që të mos politizohet ky rastdhe të mos keqpërdoret nga shtete tjera ndaj Arabisë Saudite. Ata preferojnë që kjo ngjarje t’ilihet drejtësisë vendore ta kryej punën e saj,deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Ky shkrim i ofrohet lexuesit shqiptar që sadopak të njihet rreth edhe një realitetit tjetër për këtë rast, i cili para njëviti tronditi mbarë opinionin, dhe akoma mbetet në vëmendjen e publikut.

(Autori është njohës i çështjeve të Lindjes së Mesme).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit