6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Krijimi i qiejve dhe tokës në gjashtë ditë

Më të lexuarat

Pyetje:”Thotë Zoti në Kuran:”Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë…” (Araf, 54)

Çfarë do të thotë që qiejt dhe toka të krijohen në gjashtë ditë?

Dikur kam lexuar një libër tefsiri, ku thuhej se Zoti i krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë, d.m.th për gjashtë etapa. Ne nuk e dimë nëse Zoti i ka krijuar për gjashtë ditë, apo gjashtë vite. A mund të më jepni një përgjigje më të saktë ju lutem?”

Myftiu: Shejh Jusuf Kardavi

Përgjigje:”Ajo që nuk ka dyshim është se këto gjashtë ditë që janë cekur në Kuran, nuk janë të ngjashme me ditët tona, ku nata dhe dita llogariten me 24 orë. Ditët e sotme ekzistojnë pas krijimit të tokës e diellit, natës e ditës. Por si mund të interpretohet fakti që qiejt dhe toka u krijuan për gjashtë ditë?

Në suren Fussilet kemi detaje lidhur me krijimin e gjërave që Zoti krijoi gjatë këtyre gjashtë ditëve. “Vallë, a me të vërtetë ju e mohoni Atë, i cili e ka krijuar Tokën…” (Fussilet, 9)

Ndoshta, me këto gjashtë ditë, nënkuptohen gjashtë periudha kohore, gjatësinë e të cilave dhe çfarë ka ndodhur mes tyre, nuk e di kush tjetër përveç Zotit. Ato mund të jenë edhe gjashtë cikle të ndryshme, por asesi nuk kanë të përbashkët me konceptin tonë për ditët 24 orëshe, të cilat janë të lidhura ngushtë me sistemin diellor.

Fjala “ditën” në gjuhën e arabëve përdoret për një pjesë kohe e cila dallohet nga të tjerat për shkak të ngjarjeve specifike. Kështu, ditët tona i dallon lindja dhe perëndimi i diellit. Kurse ditët e arabëve dalloheshin nga luftrat dhe betejat që zhvilloheshin.

Thotë Zoti në Kuran:” Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogarisë suaj.” (Haxh, 47)

“Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.” (Mearixh, 4)

Përse Zoti i krijoi qiejt e tokën për gjashtë ditë, ndërkohë që e kishte të mundur ti krijojë sa hap e mbyll sytë, me një fjalë “bëhu” dhe gjithçka do të bëhej?

“Nëse dëshirojmë të bëhet diçka, mjafton që të themi: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.” (Nahl, 40)

Ndoshta, urtësia dhe sekreti qëndron – edhe pse Zoti e di më mirë – qëndron në rëndësinë e kultivimit të durimit dhe vijimësisë, larg euforisë dhe të nxituarit. Prandaj thuhet që durimi është nga Errahmani (Zoti) kurse nxitimi nga shejtani.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit