11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kreu shtetëror e kishtar serb: Serbia ndodhet në situatë të vështirë përballë Kosovës

Më të lexuarat

Zyrtarët më të lartë serbë, presidenti Aleksandër Vuçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq sot janë takuar me shefin e Kishës Ortodokse Serbe, patriarkun Irinej.

Arsyeja për këtë takim është Platformë për dialogun me Serbinë, e miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Pas takimit, presidenti serb Vuçiq iu drejtua mediave, duke thënë se “situata në të cilën gjendet Serbia, është e rrezikshme, porse populli serb dhe shteti serb nuk do të mbeten në baltë.

“E kemi sjellë tekstin e Platformës që shqiptarët e Kosovës e kanë miratuar për nevojat e ndërprerjes së dialogut dhe i kemi njoftuar me të gjitha aksionet e Prishtinës dhe për ato që ata kanë bërë- që nga moszbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, vënies së taksave dhe të kësaj Platforme e cila ka dëshmuar se sa ata njerëz e duan shkaktimin e krizës dhe jo zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Vuçiq.

Siç ka thënë Vuçiq, “problemi është prezantuar pikë për pikë”.

“Ia kemi arsyetuar patriarkut serb dhe i kemi thënë se çfarë rreziku mund të sjell Platforma dhe sa e vështirë është situata në të cilën sot gjendet Serbia “, ka thënë Vuçiqi i cili e ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare pse nuk ka reaguar ndaj Platformës.

Ai po ashtu ka thënë se nuk do ta harrojnë popullin serb në Kosovë.

Ndërsa, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, tha se është e rëndësishme që shteti dhe Kisha kanë të njëjtin mendim për këtë çështje dhe për atë se si të reagohet ndaj problemit, në situatat siç është tani në lidhje me Kosovën.

“Është e rëndësishme që shteti dhe Kisha së bashku të kërkojnë zgjidhjen dhe qëndrimin më të mirë”, ka thënë kreu i Kishës Serbe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit