7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Kreu i myslimanëve të Maqedonisë refuzon ftesën e Ivanovit për iftar

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi ka refuzuar ftesën e presidentit Ivanov në iftarin e shtuar nga ai për muajn e Ramazanit.

Ai e ka refuzuar ftesën e Ivanovit me arsyetimin se ky i fundit nuk e njeh dhe respekton gjuhë shqipe.

“Na është bërë ftesa zyrtare nga kabineti i Ivanovit, por përgjigja e Reisit ka qenë se një person që nuk ma njeh dhe nuk ma respekton gjuhën nuk ka çka kërkon në një tavolinë apo shoqërim me mua”, thonë për Zhurnal nga BFI-ja.

Posprania e kreut të Komunitetit mysliman në këtë iftar ka qenë shuplakë për Ivanovin.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në Klubin e deputetëve në Shkup, ka organizuar sofër iftari me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku të pranishëm ishin mysafirë të ndryshëm të përkatësisë fetare islame, por edhe të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit