11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kreu i futbollit gjerman pranon gabimin pas largimit të Özilit

Më të lexuarat

Grindel tha se duhej të kishte marrë qëndrim të qartë kur Mesut Özil u përball me propagandë raciste pas takimit të tij me Erdoğan

 

BERLIN (AA) – Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel, ka pranuar se nuk ka dhënë mbështetje të fortë për futbollistin turk-gjerman Mesut Özil, i cili u përball me një propagandë raciste para dhe pas Kampionatit Botëror 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Grindel tha se ndien keqardhje që takimi i Özilit me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në maj dhe kritikat e tij ndaj Özilit për shkak të këtij takimi janë përdorur për slogane raciste.

“Duke shikuar mbrapa, unë si president, si njeri dhe federatë, duhej të qartësoja se asnjë formë e armiqësisë racore nuk do të pranohet apo tolerohet në asnjë rrethanë”, tha Grindel.

Megjithatë, Grindel hodhi poshtë akuzat e diskriminimit dhe racizmit dhe nuk pranoi të japë dorëheqje.

Ylli i Gjermanisë me origjinë turke u largua nga ekipi kombëtar të dielën, duke cituar diskriminimin dhe propagandën raciste me të cilën u përball gjatë muajve të fundit.

Që nga maji Özil u kritikua nga politikanët dhe mediumet gjermane pasi takoi presidentin turk Erdoğan në Londër para zgjedhjeve në Turqi.

Özil ka theksuar se fotografia me presidentin turk nuk ka të bëjë me politikën, por me respektin ndaj vendit të familjes së tij.

Ai gjithashtu ka akuzuar politikanët e ekstremit të djathtë dhe mediumet për përdorimin e fotografisë së tij me presidentin Erdoğan “si mundësi për të shprehur tendencat e tyre raciste të fshehura më parë” përpara Kampionatit Botëror.

Pavarësisht letrave të urrejtjes, telefonatave kërcënuese dhe komenteve raciste në rrjetet sociale, ai nuk mori mbështetje nga DFB apo kreu i saj Reinhard Grindel, ka thënë Özil.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit