6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kreu i CIA: Teknologjitë moderne ndihmojnë ISIS për të përhapur propagandën

Më të lexuarat

Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA (CIA), John Brennan, ka deklaruar se grupet terroriste si ISIS me ndihmën e teknologjive të reja mund të realizojnë sulme më të koordinuara, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Brennan, në fjalimin e tij në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në New York duke deklaruar se grupet terroriste po bëhen më operative tha se: “Ajo e cila e bën të vështirë për të luftuar terrorizmin nuk është vetëm ideologjia që ata ushqehen apo taktika e tyre, por mundësitë e ofruara nga teknologjia moderne e komunikimit që vështirësojnë akoma më shumë këtë luftë”.
 
Ai shprehet se aftësitë të avancuara teknologjike të grupeve terroriste i ndihmojnë ata për të përhapur propagandën e tyre dhe për të mobilizuar të gjithë simpatizantët e tyre nëpër botë. “Kërcënimi terrorist është rritur në botën e sotme të ndërlidhur. Një ngjarje e cila ndodh në një cep të botës mund të shkaktojë një reagim përnjëherësh në mijëra kilometra larg në një vend tjetër. Edhe një ekstremist që jeton vetëm mund të mësojë nga interneti pa dalë nga shtëpia e tij se si mund të ndërmerret një sulm”.
 
Kreu i CIA-s, në fjalimin e tij duke rikujtuar aktet terroriste si sulmin ndaj revistës në Francë, vrasjen e një regjisori në Danimarkë dhe sulmin ndaj një shkolle në Pakistan, theksoi më tej se këto janë tregues se sa është vështirësuar monitorimi i terrorit dhe parandalimi i sulmeve. Brennan gjithashtu në lidhje me strukturën e ISIS tha se: “Shumica e militantëve të ISIS, janë vrasës psikopatë të cilët përdorin fenë si maskën e tyre”.
 
Brennan i cili ka theksuar më tej se është gabim të thuhet “Terroristët Muslimanë” ai ka pohuar se “cilësimi i këtyre vrasësve si ‘Terroristë Muslimanë’ apo ‘Islamikë radikalë’ është një gjë që ata e dëshirojnë, por kjo iu ofron atyre një lloj legjitimiteti që ata nuk e meritojnë”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit