Krerët e sigurisë diskutojnë tensionet në Mitrovicë

0
43

Rexhepi: Policia vazhdon të tentojë t’i bindë serbët për vendosjen e rëndit


Të hënën janë mbledhur në Mitrovicë në një takim të përbashkët për të diskutuar për situatën pas vrasjes së shqiptarit Selver Haradinaj nga serbët, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe shefi i Agjencisë së Kosovës të Inteligjencës, Bashkim Smakaj. Ndërkohë, që për hetimin e rastit është ngarkuar Departamenti i Policisë kundër terrorizmit. Ministri i Punëve të Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se kjo çka ka ndodhur sot në veri është diçka që grupet kriminale serbe të udhëhequr nga strukturat e MUP-it kanë vazhduar ta bëjnë gjëra të tilla tash e shumë kohë. “Policia është shumë këmbëngulëse dhe do të vazhdojë të tentojë që t’i bindë serbët e kësaj pjese se vendosja e rëndit dhe ligjit është në të mirë të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Rexhepi.
Sipas tij, këtë do ta bëjnë në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in.
Ministri Rexhepi ka deklaruar se shpërthimi i së shtunës mbrëma ka qenë i kryer nga ndonjë profesionist. Ai ka thënë se tash është duke i kryer hetimet departamenti kundër terrorizmit në kuadër të Policisë së Kosovës. Nga shpërthimi me eksploziv plastik të llojit C4, përveç vdekjes së 38-vjeçarit Haradinaj në banesën e tij, janë plagosur edhe katër anëtar të tjerë të familjes. /BS/kohaislame