9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Krerët e shtetit dhe “Shoqëria Civile” asnjë fjalë ndaj vandalizimeve dhe kërcënimeve për Xhaminë e Madhe(Foto)

Më të lexuarat

Gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ishte vënë me pompozitet, në vitin 2012, nga krerët e atëhershëm të institucioneve kryesore të Kosovës – presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.

Pas 5 vjetësh, asgjë nuk ka nisur në hapësirën prej 80 arësh në afërsi të ndërtesës së PTK-së në lagjen Dardania.

Por pavarësisht që nuk u vë asnjë lopatë beton, gurthemeli i kësaj xhamie e domosdoshme për besimtarët myslimanë është vandalizuar në ditën e premte nga ekstremistë që nuk e duan bashkëjetesën ndërfetare në Kosovë.

Mbishkrimet kërcënuese ishin të llojit ”Naim Ternava dhe Hashim Thaçi do të vriten. Avniu”, janë vënë në gurthemelin e xhamisë së madhe në Dardani. Ndërsa mesazhe kërcënuese kundër ndërtimit të kësaj xhamie janë shkruar të martën edhe në Fakultetin e Filologjisë.

Mirëpo, ndaj këtyre kërcënimeve përveç Bashkësisë Islame, asnjë institucion shtetëror nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme.

Jemi mësuar që për kërcënime të tilla ndaj personave apo objekteve të tjera të kultit të sjellin reagime të shumta nga të gjithë krerët e shtetit, duke mos përjashtuar as ambasadat e akredituara në Kosovë e deri tek Këshilli i Sigurimit.

Siç është fjalë për grafitet në Manastirin e Deçanit, grafitet kundër Arbana Xharrës, e shumë të tilla.

Pavarësisht që në këto grafite është përmendur edhe kreu i shtetit Hashim Thaçi, Zyra e presidentit nuk ka reaguar dhe ka zgjedhur të heshtë.

Po ashtu edhe Kryeministri, kryetari i Komunës së Prishtinës, por edhe ministra respektiv, kanë zgjedhur që të heshtin ndaj këtyre akteve qyqare, të cilat tanimë janë bërë përditshmëri.

Të heshtur ndaj këtyre ngjarjeve kriminale janë parë edhe OJQ-të dhe “Shoqëria Civile”, të cilët edhe nisën këtë betejë kundër ndërtimit të xhamisë së madhe./MESAZHI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit