12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Krenohemi me gjithçka që bën Turqia dhe Erdoğan për muslimanët”

Më të lexuarat

AHMET ESAD SANI

STAMBOLL (AA) –  Kantautori suedez me origjinë libaneze Maher Zain thotë se mbështet gjithçka që populli turk dhe Presidenti Recep Tayyip Erdoğan bëjnë për muslimanët në Palestinë, Siri, Arakan dhe në pjesë tjera të botës.

Zain po qëndron për një vizitë pune në Turqi dhe në një prononcim për Anadolu Agency (AA) shprehu kënaqësinë për promovimin e albumit “Buzëqeshja si mëshirë”, të cilën e realizoi në duet me kolegun turk Sinan Akcil ndërsa promovoi edhe spotin e këngës “Huwa AlQuran”.

Këngëtari i njohur Zain mori pjesë edhe në tubimin e madh në Stamboll, të organizuar më 18 maj nën moton “Dënim i dhunës dhe mbështetje Kudsit”. Gjatë tubimit ai interpretoi këngën e tij “Palestina do të jetë e lirë”.

“Ishte fantastike të shohësh kaq shumë njerëz në një tubim mbështetës për Kudsin dhe Palestinën. Jam i kënaqur se edhe unë isha pjesë e këtij tubimi. Ne lutemi për palestinezët, pasi që ata kalojnë përmes një periudhe të vështirë”, ka thënë Zain.

Ai theksoi se të gjithë muslimanët e botës janë të lumtur për shkak të mbështejes që Turqia i ofron Palestinës.

“Të gjithë ne e dimë, e mbështesim dhe jemi krenarë me gjithçka që bën Turqia dhe presidenti i saj Erdoğan për muslimanët në Palestinë, Siri, Arakan dhe në pjesë tjera të botës”, ka thënë Zain i cili flet suedisht, arabisht dhe anglisht, ndërsa interpreton këngë edhe në gjuhën turke, malajziane, indoneziane, franceze dhe në gjuhën urdu.

Duke theksuar se kënaqet duke marrë inspirime nga emocionet që jep muzika turke, Zain thotë se ky emocion ndjehet edhe kur dëgjuesi nuk e kupton gjuhën turke.

Ndërsa duke folur për ëndrrat e tij, Zain tha se dëshiron të edukojë mirë fëmijët e tij dhe përmes muzikës të ndihmojë njerëzit në botë, ndërsa ëndërron të udhëtojë edhe në Hënë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit