6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Krasniqi largohet nga gazetarët në mënyrë të çuditshme: Nuk tregon a është i dyshuar apo dëshmitar

Më të lexuarat

dhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka përfunduar intervistimin e tij me prokurorët e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Z.Krasniqi megjithëse hyri para kryeministrit Haradinaj në intervistim, doli goxha më vonë, dhe ishte më i ngrysur në fytyrë, në fillim duke u drejtuar kah gazetarët por më pas duke iu kthyer shpinën pa dhënë asnjë përgjigjje.

Derisa po largohej, ai i rrudhi supet dhe tha “Nuk kam se çka të them”.

Për Krasniqin ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar nga prokurorët e Speciales.

Ai aktualisht shërben si kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe është mjaft aktiv në rrjetet sociale megjithëse gati plotësisht i margjinalizuar nga skena politike.

________________________________________________________________________Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, mbrëmë në TV Dukagjini, ka deklaruar se Gjykata Speciale është nënçmuar nga ata që e kanë krijuar këtë gjykatë.

Ai ka folur për kryetarin e partisë me të cilën edhe u fut në Kuvend, Fatmir Limajn.

“Për shembull në mesin e atyre që janë tallë me Gjykatën Speciale ka qenë edhe Fatmir Limaj të cilit i kam dhënë informacion që ka me u marrë në pyetje”.

Zeka ka folur edhe për Jakup Krasniqin të cilin së fundi e ka ftuar Gjykata Speciale në intervistë si i dyshuar.

“Deri në armiqësi kam kaluar me Jakup Krasniqin, ditë kur më kanë bastisur policia speciale e EULEX-it unë kam thënë para gazetarëve që ka deklarata të çuditshme rreth Jakup Krasniqit dhe të cilat unë njëfarë forme i kam demantu sepse dy femra kanë deklaru përpara hetuesve të Gjykatës Speciale se gjatë qëndrimit të tyre në burg, Jakup Krasniqi ua ka pre buzët me gërshërë, të cilën unë nuk e kam besu në mënyrë absolute”, ka thënë Milaim Zeka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit