7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Krasniqi kërkon njohjen nga Sllovakia

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga Sllovakia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai këtë kërkesë e ka bërë gjatë një pritje që i ka bërë të premten një delegacioni parlamentarësh nga Sllovakia, të cilët shoqëroheshin nga analistë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të mediave të këtij vendi të BE-së.
Krasniqi, para delegacionit nga Sllovakia, ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog me shtetin fqinjë Serbinë, për të gjetur mundësit e bashkëpunimit me interesa të ndërsjella. Ai, gjithashtu, i ka informuar ata edhe me të arriturat e Kosovës dhe të drejtat e komuniteteve.

Kryekuvendari ka folur për rrugën e Kosovës, gjatë një shekullit, e cila, sipas tij, ka qenë e vështirë e shoqëruar me dhunë dhe gjenocid të popullatës, por me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar Kosova është bërë vend i lirë, vend i pavarur, ku njerëzit jetojnë në një liri të plotë dhe bashkëjetesë me të gjithë qytetarët e Kosovës pa marr parasysh dallimet etnike, dallimet fetare apo edhe dallimet e tjera.

Gjithashtu, ai ka thënë se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, Kosovën e kanë njohur mbi 90 vende të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), pastaj ka qenë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Ai ka përmendur edhe marrëdhëniet e mira që ka Kosova me Parlamentin Evropian, i cili njeh pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu të raporteve të mira me eurodeputetin sllovak, Eduard Kukan.

Nga ana tjetër, Martin Fedor deputet dhe anëtar i Komitetit për Siguri dhe mbrojtje, gjithashtu edhe ish-ministër i mbrojtjes, ka thënë se vizita e delegacionit në Kosovë ka karakterin e një vizite studimore.

Ai ka thënë se delegacioni e kupton situatën në të cilën gjendet Kosova, pasi që një rrugë të njëjtë e ka kaluar edhe Sllovakia, duke krijuar shtetin e ri, duke ndërtuar institucione të reja dhe punuar akoma me çështjet e pakicave.

Fedor ka theksuar se për t’u integruar në BE, duhet që Kosova të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj.

“Mendoj se nëse duam të shohim perspektiven e BE-së për Kosovën atëherë po kështu do të donit të shihnit stabilitetin regjional, raportet e mira fqinjësore me fqinjët tuaj që është një ndër parakushtet për një integrim të suksesshëm në BE. Por që do të tregonte suksesin, progresin e jetës në vendin tuaj”, ka deklaruar Fedor.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Petar Miletic, ka thënë se në Kosovë po tentohet të organizohet jeta e serbëve në Kosovë sa më mirë që është e mundur dhe të integrohen në shoqërinë kosovare.

Gjithashtu, ai ka thënë se integrimi i serbëve në shoqërinë kosovare nuk është punë e kryer, ndërsa sa i përket serbëve në anën e jugut të Ibrit ende duhet të punohet për të qenë plotësisht të integruar.

Miletic ka përmendur faktin që serbët janë të përfaqësuar mirë në institucione si në legjislativ ashtu edhe në ekzekutiv. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit