7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Krasniqi: Jam i zhgënjyer me EULEX-in

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se sistemi gjyqësor në Kosovë lë shumë për të dëshiruar edhe pse e kanë kontrolluar ndërkombëtarët.


Gjatë një ligjerate me temë ”Kosova dhe Qeverisja Demokratike”, në Kolegjin “Universum” në Prishtinë, Krasniqi shprehu edhe zhgënjimin e tij ndaj punës së EULEX-it, që sipas tij, më shumë ka bërë paradë në mbrojtje të ligjit sesa që e ka mbrojtur ligjin.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se roli i prezencës ndërkombëtare në Kosovë, ka mundur të jetë më efikas. Ai tha se në Kosovë ende nuk ka një sistem të drejtësisë të reformuar, Sipas tij, sistemi gjyqësor lë shumë për të dëshiruar edhe pse e atë e kanë kontrolluar ndërkombëtarët.
“Unë jam i zhgënjyer me EULEX-in në Kosovë. EULEX-i ka bërë më shumë paradë në mbrojtje të ligjit sesa që e ka mrojtur ligjin. Sistemi i drejtësisë e ndanë drejtësinë dhe e kam thënë edhe publikisht, nuk dua që sistemi i drejtësisë të jetë i politizuar dhe drejtësia të luaj rolin e sulmit në ndjekje të shtrigave. Sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë dhe të gjithë njerëzit që kanë rënë ndesh me ligjin duhet të përgjigjen”, ka thënë Krasniqi.
Kryeparlamentari, Krasniqi, gjithashtu foli edhe për reformën zgjedhore, që sipas tij nuk ka ende një gatishmëri për ta çuar përpara. Ai tha se zgjedhjet e fundit, ishin më të kritikuarat se të gjitha zgjedhjet e tjera:
“Jemi duke u përpjekur të bëjmë një reformë zgjedhore, por si duket nuk ka një gatishmëri për të bërë një reformë të mirëfilltë zgjedhore. Konsideroj që e meta e këtyre zgjedhjeve është në dy segmente: një, se Kosova është një zonë zgjedhore, dhe pse janë listat e hapura. Dhe, votuesi duhet të votojë më shumë se një votë. Kjo mendoj që e vështirëson standardin për të mbajtur zgjedhje të drejta, të lira dhe të ndershme”.
Në ligjeratën me temë: ”Kosova dhe Qeverisja Demokratike”, kryeparlamentari Krasniqi, tha se Kosova është ende duke kaluar një periudhë të vështirë ashtu siç e kanë kaluar të gjitha shtetet e tjera në fazat e para të krijimit të tyre. Megjithëkëtë, Kransiqi vlerësoi se përpjekjet janë të mëdha për të ndërtuar institucione demokratike në Kosovë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit