7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Krasniqi: Fuqizimi i rolit të femrës në shoqëri

Më të lexuarat

Krasniqi: Fuqizimi i rolit të femrës në shoqëri

Prishtinë, 30.05.2017

Në lidhje me emancipimin e femrës dhe rëndësin e rolit të saj në shoqëri bëhen pazarlleqe nga më të ndryshmet.
Kemi vërejtur se është temë e cila perdoret vetëm për poena politik, dhe fatkeqësisht, në shoqëri janë perhapur koncepte qëllimisht te gabuara dhe jo reale, në menyrë që të ketë hapësirë të flitet dhe komentohet kurdo dhe nga kushdo qe i duhet.
Fjala ka paraparë formen më të pershtatshme të fuqizimit të rolit te gruas në shoqëri, duke i dhënë hapësirë per të kontribuar në të gjitha sferat e jetës, ku roli i saj është i pazëvendësueshem.

Në planprogramin e Fjalës, orari i punës për femra perfshinë në çdo institucion vetëm me pesë (5), ore punë, dhe me pagë të njejt, të orarit të plotë.

Duke pasur parasysh tendencat për të tjetërsuar shoqërinë nga natyrshmëria e saj, gjë që eshte e pamundur; hasim në zëra të tillë ku ky lloj i përfaqesimit, në emer te barazisë gjinore mund të quhet diskriminim për meshkuj.
Ne ju kujtojmë se: Femra është themeli i familjes, shoqërisë së shëndoshë dhe zhvillimit.
Natyrshmëria e saj për të qenë afër familjes, dhe për të marrë pjesë direkt në edukimin e brezave të rinj, është e drejtë e tyre e garantuar me të gjitha ligjet e jetës dhe rruga më e mirë drejt fuqizimit të rolit të saj, është pikerisht krijimi i hapësirave për të ushtruar të drejtat e saj.
Pika numër dy, përfshinë rrafshet e ndryshme nga ku sipas ketyre pikpamjeve fillon shkelja e të drejtave të njërës palë, perfshimë ketu përqindjet e ndryshme të obligueshme për pjesëmarrje.

Unë personalisht mendoj se të gjitha format e deritanishme të perdorura për zgjidhjne e kësaj çeshtje kanë qenë vetëm politike dhe jo të përshtatshme për vendin ku jetojmë.

Gruaja në shoqërinë Kosovare ka nevojë per krijimin e hapësirave, duke respektuar kërkesat dhe kushtet e saj bazë.
Fjala ju garanton të drejtat dhe liritë e shkelura ndër vite të gjitha kategorive të shoqërisë.
Përfundimisht realist, dhe me këmbë në tokë!

FJALA #29

Blerina Krasniqi – Juriste
Kandidate për Deputete në Kuvendin e Kosovës nga Komuna e Kaçanikut

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit