6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Krasniqi: Feja islame në Kosovë është gjysmë e lejuar e gjysmë e ndaluar

Më të lexuarat

Profesor Milazim Krasniqi në profilin e tij në facebook, ka thënë se feja islame është e lejuar në sferën private, e anatemuar në sferën publike, duke shtuar se besimtarët muslimanë duhet ta kuptojnë këtë gjendje dhe të sillen në pajtim me realitetin, për të mos pasur kokëçarje me shtetin.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Feja islame në Kosovë është gjysmë e lejuar e gjysmë e ndaluar. E lejuar në sferën private, e anatemuar në sferën publike. Besimtarët muslimanë duhet ta kuptojnë këtë gjendje dhe të sillen në pajtim me realitetin, për të mos pasur kokëçarje me shtetin. Megjithatë ekziston zgjidhja edhe në këso rrethanash: individi besimtar e di saktë që ndihma e Zotit i mjafton për ta përmbushur misionin e vet në këtë botë. Poashtu familja dhe komuniteti janë vatra të ngrohta të besimit dhe arrijnë ta kompensojnë mungesën e mirëkuptimit të shtetit. Prandaj s’kemi pse ankohemi, nëse e kemi ndihmën e Zotit, mirëkuptimin e familjes dhe të komunitetit tonë. Prandaj, mesazhi im është: duhet të jemi të kënaqur me zgjedhjen tonë dhe në paqe me të gjithë. Durimi dhe falja janë cilësitë më të lavdëruara të besimtarit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit