7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Krasniqi: Duhet marrëveshje e re për presidentin

Më të lexuarat

Qitja për votim në Kuvend e amendamenteve kushtetuese që i referohen ndryshimit të kompetencave të presidentit dhe mënyrës së re të zgjedhjes së tij, ka mbetur peng i një marrëveshjeje të re ndërmjet subjekteve politike, ka thënë të martën kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Qëndrimi i tij është në përputhje me një nga dy skenarët e PDK-së për zgjidhjen e situatës.

Gazeta, duke u thirrur në burime të saj, pati raportuar javën e shkuar se njëri nga skenarët parasheh që subjektet nënshkruese të marrëveshjes të gjejnë një zgjidhje të re. Skenari i dytë parashihte që amendamentet të qiteshin për votim pa dakordimin paraprak të LDK-së dhe të LVV-së.

Krasniqi, që është edhe sekretar i përgjithshëm i PDK-së, është pozicionuar për këtë rrugë që duhet ndjekur, pavarësisht se LDK-ja ka mohuar çfarëdo takimi të mundshëm për këtë çështje.

“Për amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit, natyrisht që duhet të ekzistojë një marrëveshje politike në mes aktorëve që e kanë bërë marrëveshjen”, ka thënë shkurt Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e para në sesionin vjeshtor. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit