7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Krasniqi: AKI nuk gjeti asgjë kundër Kurtit

Më të lexuarat

Deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi thotë se AKI duket se nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë në dosjen për Albin Kurtin që është përgatitur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Ata thonë se nuk ka asnjë bazë për të dyshuar se Albini apo dikush tjetër nga Vetëvendosja është bashkëpunëtor i ndonjë shërbimi të huaj”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”.
Ai thotë se deri tash ka arritur të mbledhë 23 nënshkrime për nismën e tij për të hapur një hetim parlamentar për shërbimet inteligjente, ndërsa thotë se edhe pesë deputetë kanë premtuar që të enjten do të m’i japin nënshkrimet.
Krasniqi thotë se hezitimi i deputetëve të LDK-së për të përkrahur këtë nismë mund të shpjegohet me faktin që sipas të gjitha gjasave edhe i ashtuquajturi shërbim sekret i LDK-së, Sigurimi i Atdheut, duket se ka qenë vetëm një filiale e SHIK-ut ./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit