8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Krahasime pa shije dhe pa lidhje interpretimet e disa jugosllavëve të vonuar

Më të lexuarat

Shkruan: Zeqirija Ibrahimi

Janë krahasime pa shije dhe pa lidhje interpretimet e disa jugosllavëve të vonuar se “për neve më i rëndësishëm është zhvillimi ekonomik sesa zyrtarizmi i gjuhës shqipe”.

Ose edhe më keq: “Gjuha shqipe nuk na jep as bukë, as ujë e as punë”. Kjo i bie që ne shqiptarët nuk jemi edhe qenie politike dhe nuk duhet të kemi kërkesa që e shprehin identitetin tonë.

Pra, ani se maqedonasit i shpenzojnë 1 miliard euro për projektin identitar “Shkupi 2014″. Ani se ata na mbajnë larg Europës për shkak te një elementi të identitetit të tyre. Ani se ata kanë Ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe Ligj për mbrojtjen e gjuhës maqedonase. Neve na mjafton buka!

Prandaj dëshiroj të theksoj se secila përpjekje që, në emër të nevojave biologjike, të na mohohen të drejtat tona si qenie politike, na ofendon më shumë se gjithçka tjetër. Sepse, ashtu na barazojnë me qeniet animale, që ideal e kanë mbijetesën biologjike. Me një fjalë, qasja e tillë na barazon me kafshët dhe na e mohon të drejtën që të jemi njerëz – qenie politike (homo politicus).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit