4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

KPJ: NË VERI ME FORCË, JO ME DIALOG

Më të lexuarat

Derisa ndërkombëtarët po bëjnë presion tek Kosova e Serbia për të nisur dialog politik për veriun, në Prishtinë flasin për rrezikshmërinë e këtij dialogu. Klubi për Politik të Jashtme, në një analizë të prezantuar sot, ka pasqyruar gjendjen në veri, dersia ka folur për dëmet që mund t’i sjell vendit hyrja në dialog politik. Alban Bokshi me këtë rast potencoi se çdo nisje e dialogut do të thoshte humbje totale për Kosovën.

”Do të kemi një rregullim, do të kemi një prekje në kushtetutë, dhe integriteti territorial. Do të diskutohet, do te ketë autonomi për veriun dhe mbi gjitha nuk do ta zgjidh problemin do të mbetet çdo herë problem i brendshëm për Kosovën”, tha Bokshi.

Analiza më tej shtjellon në detaje vendimet e Prishtinës, për veriun siç është hapja e zyrës e deri tek ndërhyrja e 25 korrikut të vitit të kaluar, e cila në këtë raport është prezantuar si jo mirë e koordinuar nga Policia. Alban Bokshi duke analizuar gjitha rrethanat aktuale, nuk sheh zgjidhje tjetër pos përdorimit të forcës për të shtrirë ligjin edhe në veri.

”Nëse ka ndonjë mundësi që Kosova ta rivendos vetën atje, atëherë është përdorimi i forcës. Jo dëbimi i qytetarëve atje, jo një aksion si Olluja por siç do të vepronte secili shtet për ta konsulidu autoritetin e vetë në një pjesë të territorit, në atë kuptim përdorimi i forcës zgjidhje tjetër nuk ka”,shtoi Bokshi.

Drejtues të Klubit për Politik të Jashtme, nuk ishin në gjendje të japin zgjidhje tjera për këtë çështje pasi thanë se situata aktuale është shumë e komplikuar, derisa shtuan se insistimi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur më shpejt këtë problem mund të lë pasoja afatgjate për vendin. Sipas tyre edhe unifikimi i faktorit politik për këtë çështje po duket shumë i vështirë, marrë parasysh qëndrimet e partive politike që janë në parlament.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit