Kostunica: Një ditë do të heqim dorë nga Kosova

0
35

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë dhe ish-kryeministri i këtij vendi, Vojislav Kostunica ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të kërkojnë nga Serbia që të heq dorë nga Kosova që të mund të fitojë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Kostunica ka shprehur besimin e tij se i sapo zgjedhuri president i Serbisë, Tomislav Nikolic, kur edhe formalisht këtë t’ia thotë Brukseli, ai do t’ia komunikojë popullit serb këtë kërkesë.

“Publiku në Serbi duhet ta dijë që së shpejti BE do të fillojë me presionet dhe nënçmimet më të ashpra ndaj Serbisë, nga e cila do të kërkojë që plotësisht të heq dorë nga Kosova për llogari të fillimit të dialogut për anëtarësim në BE. Porositë më përmbajtje të këtillë tanimë janë duke ardhur në Serbi nga diplomatë të vendeve të BE-së”, ka thënë Kostunica, raportojnë mediat serbe. /kohaislame/